Gonxhja podcast me dy mjeke: Ndryshojmë zonën e Kombinatit, më shumë kujdes për qytetarët

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në podcastin “Ju flet Kombinati”, diskutoi me dy mjeke. Leonora Morinën që punon në qendrën shëndetësore në Kombinat dhe Xhuljana Haxhiun që mbulon PR e fushatës së ministrit, e cila ka punuar dhe studiuar për mjekësi.

Gonxhja theksoi angazhimin e PS për ta ndryshuar zonën e Kombinatit. ”Ndër prioritetet kryesore mbetet shëndetësia dhe kujdesi ndaj jetës së qytetarit. Ne duam që ta ndryshojmë gjendjen në Kombinat, duke rritur besimin te qytetarët, për një kryeqytet të menaxhuar dhe një vend ku të kemi një ekonomi më të mirë dhe të jemi krenar se do të bëhemi edhe shumë shpejt pjesë e BE, por një faktor me rëndësi është shëndetësia dhe kujdesi ndaj jetës së njeriut”.

Mjekja Morina tregoi se ajo prej disa vitesh punon mjeke familjeje në qendrën shëndetësore në Kombinat, ku jep shërbim për rreth 3 mijë banorë. Kurse Xhuljana tregoi se si nga përgjegjëse e shëndetit në punë pranë DPSHTRR, ajo zgjodhi që të punonte si specialiste tek sektori i informacionit në këtë drejtori.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të jesh mjeke nuk do të thotë të njohësh vetëm trupin e njeriut, por të kesh përkushtim dhe durim. Unë jap shërbim për rreth 3 mijë banorë të Kombinatit dhe punoj si mjeke familjeje pranë kësaj qendre. Roli i mjekut të familjes, konstaton në shërbim parësor që duhet t’i jepet këtyre pacientëve”, tha Morina.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ka qenë pasioni im, të merrem me njerëzit është një punë fisnike dhe është e bukur, e kam ushtruar shumë vite dhe si vullnetare, ndjesia që të jep ai profesion është shumë e bukur”,-tha Xhuljana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?