Gonxhja: Teatri ”Migjeni” në një proces të plotë rikonstruksioni, hapësirë dinjitoze për artin dhe publikun

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë me ndjekësit pamje nga puna që po bëhet për teatrin ”Migjeni”. Për të ky rikonstruksion i plotë do të përkthehet në një hapësirë dinjitoze për artin dhe publikun. ”Së shpejti, në këtë teatër do të zhvillohen edhe programe kulturore të mbështetura nga fondi i mobilitetit dhe bashkëpunime me partnerë e miq ndërkombëtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke i dhënë një impuls të ri shkëmbimit artistik dhe bashkëpunimeve kulturore”,-shkruan Gonxhja.

Postimi i plotë

Teatri “Migjeni” në Shkodër, një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në veri të vendit, po i nënshtrohet një procesi të plotë rikonstruksioni, me synimin për t’u rikthyer si një hapësirë dinjitoze për artin dhe publikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë bashkëpunimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Bashkinë Shkodër, po realizohet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, një investim i rëndësishëm që synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e brendshme dhe të sigurojë një përvojë më të këndshme për artistët dhe spektatorët. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe rigjallërimit të jetës artistike në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së shpejti, në këtë teatër do të zhvillohen edhe programe kulturore të mbështetura nga fondi i mobilitetit dhe bashkëpunime me partnerë e miq ndërkombëtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke i dhënë një impuls të ri shkëmbimit artistik dhe bashkëpunimeve kulturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?