Gorbaçov:Rusia dhe SHBA mund të përfshiheni në konflikt të armatosur
Mikhail Gorbachev ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po e shtyjnë Rusinë drejt Luftës së Ftohtë.
Ish presidenti sovjetik, ka frikë se nëse nuk ka ndonjë përmirësim në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA'së, atëherë "situata mund të shkoj deri në një konflikt të armatosur".
"Nëse flasim sipas situatës në terren, Shtetet e Bashkuara pothuajse po e zhysin Rusinë në një Luftë të Ftohtë, duke provuar të implementojnë idenë e tyre të triumfalizmit", ka thënë Gorbaçov në një intervistë për Interfax, transmeton Express.
"Çka do të ndodhë në të ardhmen. Fatkeqësisht, nuk mund të them se një Luftë e Ftohtë nuk do ta sjellë një "Luftë të Nxehtë". Kam frikë se mund të ndodhë kjo", ka thënë ai.
KOHA JONË SONDAZH

