Grabitja në aeroport, Berisha: Terroristët e eurove, prokuroria të hetojë Qeverinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Prokuroria të hetojë Qeverinë për grabitjen e armatosur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku u mor një shumë e madhe parash.

Berisha i cilëson grabitësit si “terroristë të euros” të cilët hynë në pistën e aeroplanëve dhe u larguan nga aeroporti pa u hyrë “ferra në këmbë”.

Ish-Kryeministri akuzon Qeverinë se hoqi përgjegjësinë nga vetja, edhe pse aeroporti ndërkombëtar i vendit duhet të jetë më i sigurti në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Terroristet e armatosur, jo te ISSI-s por te euros, pushtuan aeroportin e Rinasit. Qeveria lan duart duke thene “nuk kemi pergjegjesi!”

Te dashur miq, dy dite me pare, ne nje akt te pashembullt, kriminele me maska dhe kallashnikov pushtuan aeroportin tone te vetem civil, pushtuan pisten e tij, grabiten pa ju hyre ferra ne kembe nje kuintal euro dhe u larguan ne drejtim te paditur.

Ata kesaj rradhe nuk ishin terroriste te ISSI qe kerkonin gjak dhe jete njerezish por ishin terroriste te eurove dhe deshmuan se ata pushtuan lehtesisht, madje ne zonen me delikate, aeroportin tone duke faktuar zero sigurine qe ekziston per aeroportin dhe ata qe udhtojne nga ky aeroport.

Qeveria e hajduteve te shtetit lau shpejt e shpejt duart. Ne kundershtim me çdo ligj sigurie, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit te ishte diku ne shkretetiren e ndonje vendi tjeter, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij te mos ishin per cdo vend te botes objekt te rendesise se dores se pare per sigurine kombetare por sikur te ishin ndonje pulari apo ferme blegtorale.

Grabitja ne pisten e aeroportit me forcen e armeve eshte thyerja me e madhe e sigurise kombetare keto 25 vite dhe qendrimi i Edvin Shullazit dhe qeverise se tij eshte qendrimi me i papergjegjshem qe mund te imagjinohet.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre hetimet me te vendosura per kete akt te pashembullt qe ka vulen e bashkautoresise dhe papergjegjshmerise ekstreme te qeverise organizate e vertet kriminale! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?