Grabitja në banesën e zyrtares, Berisha: Paratë nuk janë vetëm të Alda Klosit. Ahmetaj është për në kokërr të burgut

Ish kryeministri Sali Berisha foli pë grabitjen në banesën e zyrtares Alda Klosi nga pastruesja e Rozeta Dobit.

“Nëse është histori eurosh në dyshek atëherë përsëri është një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës. Pse e tek do thoni ju, ndodhi ky bashkëpunim? Arben Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut. Pas Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetaj është kandidati më i plotë për kokërr të burgut.

Paratë në tubat e aspiratorit janë paratë e Aldës, Arben Ahmetaj dhe Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësve. Edi Rama e ka shkarkuar atë me datë 20 në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë. Nuk ka njeri që beson që ajo gjeti kodin. Aq më tepër kur ajo do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do të ishin aty. Kamerat do të tregonin gjithçka. A ka një gjë të tillë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka një gjë të tillë. Kemi të bëjmë me një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës qofshin ato në pasaportë, qofshin ato në dyshek. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda e cila vjen me një apartament dhe përfiton disa apartamente. Kushedi sa para ka ajo në Dubai. Nuk ndodh ndonjëherë. Skandale të tilla të paimagjinueshme. Ka shpërthyer thotë populli vjedhja për fushë. Iu hoq kapaku pusetës së llumit të kësaj qeverie. Euro dhe vjedhje kudo. Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Velisë, i cili pasi u kurorëzua na Kalanë e Gjirokastrës, tani ai kalon në një akt tjetër nuk i beson më as vëllait. Tani në vjedhje përjashton edhe vëllanë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?