Grabitje me armë në Tiranë. Autorët qëllojnë në drejtim të policisë

Grabitje me armë në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Prush, ku disa persona kanë hyrë për të grabitur një familje. Policia ka ndërhyrë në kohë, por grabitësit të armatosur kanë hapur zjarr ndaj tyre dhe kanë arritur të largohen.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa policia është vënë pas autorëve të grabitjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?