Gramoz Ruçi largohet nga politika: Jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS
Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS. Gjatë fjalës në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS ai deklaron fundin e maratonës së tij politike prej 3 dekadash.
Më tej Ruçi sqaron se në shtator nuk do të pranojë as mandatin e deputetit që e fitoi në Fier më 25 prill.
Ai tha se çdo fillim e ka një mbarin, por garantoi se sa të jetë gjallë do të ngelet një socialist.
‘’Dua të bëj një komunikim me ju. Kur unë nisa, rrugëtimin tim të kësaj maratone të gjatë prej 3 dekadash politike, 30-vjeçarët që janë në këtë Kongres s’kishin lindur akoma. Kur nisa këtë rrugëtim 5-vjeçarët e 91-shit sot janë 35 vjeç. Kur unë nisa këtë rrugëtim, 10-vjeçarët janë 40 vjeç dhe janë me shumicë këtu. Kur unë nisa udhëtimin tim adoleshentët 15-vjeçarë janë 45 dhe janë bërthama e PS.
Natyrshëm gjatë këtij mandate që po përfundojmë me mu aka bashkëjetuar një pyetje, unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltiike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se ska më mirë se sa 30-vjetori i PS, se jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria.”- tha Ruçi.