Gramoz Ruçi, lavde Ramës: Është lider, jemi krenar që e kemi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka shkuar në fshatin Mbrostar të Fierit, për të prezantuar skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht fjalën e ka mbajtur drejtuesi politik për jugun, Gramoz Ruçi, i cili nuk i ka kursyer lavdet ndaj kreut të partisë së tij, Edi Rama.

Ruçi u shpreh se jemi krenarë për liderin që kemi. “E para është vizioni, e dyta ambicia dhe e treta energjia. Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë. Ne kemi me çfarë të ballafaqohemi me liderin tonë, pasi nuk ka konkurrentë të tjerë, është vendi i parë Rama, shumë vende bosh dhe më pas dikush që do të kandidojë. Ne jemi krenarë për subjektin politik që përfaqësojmë, e këtë krenari na e jep puna që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë. Sigurisht që është e kotë ta përsëris që gjetëm një vend tërësisht në reanimacion  dhe e shpëtuam në mandatin e parë. Në mandatin e dytë gjithë Shqipërinë e kemi ngritë në këmbë, pavarësisht tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë që kemi nëpër këmbë. Asnjë komunë nuk kishte asfaltim. Jemi këtu pasi ka mbaruar asfaltimi i të gjithë fshatrave. Kishte mbi katër dekada që fermerët nuk mbillnin dot, pasi kanalet nuk ishin zënë me dorë”, u shpreh Ruçi

SHKARKO APP