Gramoz Ruçi: Në ’91-n, ishin gratë që e shpëtuan Shqipërinë nga një luftë civile

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka vlerësuar lart figurën e femrës këtë 8 mars.

Duke folur në një takim për anëtarësimet në PS, Ruçi tha se sot në këtë parti roli i gruas është më i madh edhe falë kryeministrit Edi Rama.

“Ne përulemi para nënës, motrës, vajzës, se i kemi borxh jetën, dashurinë, edhe kujdesin që duhet të ketë edhe burri më i fortë, edhe për nënën edhe për gruan, motrën e vajzën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 E tillë ka ndodhur edhe më atë që kemi në krye Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumëkush e di që është po kaq i egër, më shumë apo më pak se unë, por kur vjen puna që qoftë si kryetar i bashkisë dje e qoftë sot si kreu i PS apo kryeministër na mori shpirtin ne burrave te PS-ja me atë 50% e famshëm të përfaqësimit”, tha Ruçi.

Ai ndërkohë tregoi edhe një kujtim nga koha kur ishte ministër i Brendshëm në 1991-n.

Në 91 isha ministër i Brendshëm tre muaj. Vendi ishte në prag të luftës civile. Atëherë erdhi një partner nga Gjermania e më tha, si do e përballosh?

Unë fillova t’i flisja për masat policeske, ai pasi më dëgjoi më tha: Zotëri ke vetëm një shpresë! Duhet të dalësh në TV dhe t’i drejtohesh grave!”.

Unë thashë me vete, qenka i marrë, por ai ma ktheu.

 “Dëgjo, kam tre ditë në këtë vend, si janë gjakrat kaq të ndezur vetëm gruaja mund të të shpëtojë ty si MB dhe këtë vend, sepse gruaja është nënë, motër, ka vëlla, vetëm ajo mund të bëjë që vendi ta kapërcejë situatën”, më tha. Dhe kështu ndodhi, falë jush vendi nuk kaloi në luftë civile”, tha Ruçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?