Granit Gjana: Mos krijoni panik te qytetarët, nuk ka problem me ujin e pishëm
Aktualitet Politikë E Hënë, 27 Qershor 2022 15:38
Nga Granit Gjana, zv/kryetar i Bashkisë Kukës
Reagim i detyruar!!
Me vjen shumë keq me abuzimin që ndodh me informacionin.
Pasi reagimi i kryetarit të bashkisë Kukës është nxjerrë nga konteksti, nuk ka asnjë problem me ujin e pijshëm në qytetin e Kukësit dhe këtë e kanë konfirmuar dhe ekspertët.
Rasti në lagjen Muje, Njësia Shtiqën është një rast i izoluar dhe nuk ka asnjë problematikë, pasi sipas analizave uji është i pijshëm.
Bashkia Kukës vazhdon duke monitoruar situatën dhe nuk ka asnjë vend për panik tek qytetarët kuksian.
Ju lutem medias që të jenë të kujdesshëm, kur flasin për çështje sensitive, duke krijuar panik tek qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH