Gratë e Partisë Demokratike protestë para selisë së Kryeministrisë (FOTO)

Gratë e partisë demokratike të udhëhequra nga deputetet protestuan sot para Kryeministrisë kundër fyerjeve të kryeministrit Rama seancën e të enjtes ndaj deputeteve Halimi dhe Deda dhe qëndrimit të Byrosë së Kuvendit lidhur me këtë çështje.

Deputetja Deda, nuk nguroi të akuzojë Ramën si një frikacak, ndaj sipas saj ai mban afër kriminelët që ka futur në parlament dhe administratë. Ajo deklaroi se qeverisja e tij po ushtron presion të vazhdueshëm mbi gratë.

“Çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal. Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh shqiptarët. I zhveshur siç je nga çdo normë banale, morale nuk pres që të më kërkosh falje. Gënjeshtra pas fyerjes pritej nga ti dhe nga soji yt. Je dhe një frikacak i madh, prandaj mban afër dhe kriminelë që ke sjellë aty në parlament dhe në të gjithë zyrat e shtetit. Por mos harro, unë dhe gjithë gratë që janë këtu në shesh dhe të gjitha ato gra që sot nuk kanë mundur të vinë nga presioni që ju i bëni administratës dhe presioni që ato ndjejnë në çdo moment në shtëpitë e tyre, pasiguria do të jetë portë dhe reagim i mëtejshëm i grave dhe forcës sime politike për të thënë ty: Ik sa më parë dhe të marrësh ndëshkimin e merituar”,- tha Deda.

Ndërsa kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, tha se manifestimi i sotëm është një thirrje kombëtare në mbrojtje të jetës dhe integritetit të grave anembanë vendit.

“Me urdhrin e Ramës Byroja dënoi vetëm kolegen time Albina Deda dhe dy deputetët Hoxha dhe Strazimiri, dënoi pra armiqëtë e popullit. E mbani mend si dënonte dikur Byroja politike e Enver Hoxhës, ashtu u dënuan dhe tre kolegët e mi demokratë. Ndërkohë që Rama dhe deputetët e tij e kaluan paq edhe këtë herë.Vezët dhe boja e zezë mbi godinën e Kryeministrisë apo mbi godinën e Bashkisë kanë bërë më pak pis sesa ti e ke bërë pis administratën publike, qëndrore dhe lokale duke hedhur në rrugë mijëra gra dhe vajza të përgatitura dhe profesioniste, gra të përsekutuara dhe kryefamiljare për të zëvendësuar me persona me të shkuar kriminale e precedent penal. Ky manifestim i sotëm i joni është një thirrje kombëtare, të gjitha sulmet nga grave dhe vajzave janë një kërcënim prezent për të drejtat e gjithë popullësisë.Protesta jonë sot nuk është manifestim politik, por marshim kombëtar për të drejtat e grave në të gjithë Shqipërinë”,- tha Albana Vokshi.

gra1 gra2 gra3 gra4 gra5 gra6 gra7 gra8 gra9 gra11

SHKARKO APP