Gratë që vr*në veten nga bullizimi dhe gjuha e urre*tjes, Rama shkon në zyrat e TikTok: Do merren masa

Dhuna, shantazhet dhe gjuha e urrejtjes online i ka marrë jetën grave në vend, të cilat kanë zgjedhur që të vrasin veten në vend që të flasin. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Tik Tok Theo Bertram në zyrat në Mynih.

Në fokus të takimin ka qenë nevoja për të rritur vigjilencën ndaj dhunës si edhe masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Mynih-Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

Aplikacioni TikTok është shndërruar në një rrjet social shqetësues së fundi, i cili në vendin tonë ka ndikuar në rritjen e krimeve kibernetike. Rasti më i fundit ishte ai i 27-vjeçares, që dyshohet se vrau veten pas publikimit të një fotoje intime. E reja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të tretë në Kamëz, ndërkohë që u arrestua tiktok-eri Altin Çoku, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

SHKARKO APP