Greqi: Dy ditë para votimeve,Syriza e sigurt drejt fitores, kryeson me 32,5%

Kur kan mbetur edhe 2 ditë nga votimi, Syriza kryeson me 32,5% kundrejt 26,2% të Demokracisë së RE. Për një diferencë prej 6% të Syrizas ndsaj Demokracisë së Re flet sondazhi më i fundit vetëm dy ditë përpara ditës së votimeve në Greqi. Sipas rezultateve të anketuarve Syriza e ka thelluar diferencën kundrejt Demokracisë së Re të Andoni Samaras me një diferencë të dukshme. Syriza parashikohet të fitoj 32, 5% ndërkohë që Demokracia e Re ndodhet në nivelin 26.5%. Ndryshe nga sondazhi i kaluar i 19 janarit vihet re një rritje e shpejt e Syrizas, ndërkohë që Demokracia e Re pothuaj se qëndron konstante vetëm me një rritje prej 0,1%. Përsa u përket partive të tjera  Lumi I gazetarit Theodhorakis, rreshtohet në vendin e tretë me 5.8%, në vendin e katërt dhe të pestë Partia Komuniste dhe Agimi I Artë me nga 5%, Pasok me4.4%, Grekët e pavarur me me 3.4% Dhe partia Lëvizja Socialiste Demokrate e Papandreut me 3%. Më pak se 3% parashikohet Laos I Karaxhaferrit me 1.4% dhe Dimara me 1%. Ndërkohë që 10% e të anketuarve janë të pavendosur se ku do ta hedhin votë, 1,65 thonë se do ta hedhin votën të bardhë. Përsa I përket se cili është më I besueshëm për rolin e kryeministrit 40,1% besojnë tek kryeministri aktual Andonis Samaras kundrejt 38,2% që kanë besim tek Aleksis Cipras.

 

Kujtim VANI

Swiss Digital Desktop Reklama

Athine

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?