Greqi, Varoufakis kundër Tsipras: Reformat do të dështojnë

 

Është i ashpër qëndrimi i ish ministrit të Financave greke Yanis Varoufakis që në një intervistë për BBC-në kritikon kryeministrin grek Tsipras për planin e tij të shpëtimit.

Ish ministri grek i Financës tha se reformat e tij ekonomike do dështojnë ashtu si bisedimet formale për të dalë nga borxhi.

Në një intervistë për BBC, Yanis Varoufakis tha se Greqia ishte subjekt i një programi që do të njihet “në histori si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik”.

Një deklaratë e tillë vjen kur parlamenti gjermani miratoi nisjen e negociatave për programin e tretë të shpëtimit të Greqisë me vlerë 86 miliardë euro të premten e 17 korrikut.

“Ky program do dështojë nga kushdo që e ndërmerr.

I pyetur se sa do të zgjasë  ai u përgjigj:- “Ka dështuar që tani”.

Ai tha se kryeministri grek Alexis Tsipras i cili pranoi që nuk beson te dalja e borxhit nuk kishte opsion tjetër përveçse të nënshkruante.

“Ne na u dha një zgjedhje midis të qënit të përjashtuar dhe dorëzimit. Ai vendosi që të dorëzoheshim ishte strategjia e fundit. “- u shpreh ai.

SHKARKO APP