Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet, por ministrja e Jashtme e Kosovës mësohet se së shpejti pritet ta vizitojë këtë shtet. Në një përgjigje me shkrim nga kjo ministri, thuhet se Donika Gërvalla ka pranuar ftesën nga Greqia dhe se e njëjta pritet të ndodh shumë shpejt.

Dushan Janjic nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike ka deklaruar dje për një medium serb se “Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”.

“Hapja e Zyrës së Kosovës në Greqi është rezultat i drejtpërdrejtë i Trump dhe një rezultat indirekt i Marrëveshjes së Uashingtonit, kështu që nuk ka asnjë befasi, Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”, deklaroi Janjic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?