“Greqia është përballë projektit të përgatitur”, diplomati Bashkurti zbulon cilat janë avantazhet e palës greke për çështjen e “Detit”
Diplomati Lisen Bashkurti ka zbuluar se cilat do të jenë avantazhet e palës greke në çështjen e “Detit”, për të cilën palët kanë vendosur ta çojnë në Gjykatën e Hagës. Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, Bashkurti renditi disa prej eksperiencave të Greqisë duke e bërë që të jetë disa hapa para Shqipërisë.
“Shteti grek është shumë më i vjetër. Së dyti Greqia ka përvojë më të madhe në detari, në të drejtën e deteve por edhe në të drejtën detare, është kontributore në të drejtën ndërkombëtare, është vend që ka 5-6 mijë ishuj dhe i njeh shumë mirë specifikat dhe labirintet me të cilat duhett të menaxhohen parimet e të drejtës ndërkombëtare.
Është një shtet që ka firmosur marrëveshje siç është ajo me Italinë, si dhe është një vend që ka eksperienca në fusha të ndryshme me Gjykatat ndërkombëtare dhe ka qenë përegjithësisht e suksesshme. Të gjithë këto faktorë na bëjnë të shtyjmë se Greqia është përballë një projekti që e ka përgatitur, ka parasysh parimet e Gjykatave Ndërkombëtare, çështjet që kanë trajtuar të përafërta me to dhe modelet e marrëveshjeve që ka realizuar”, tha Bashkurti.
Kujtojmë se ishte deklarata e kryeministrit grek që nxiti reagime se çfarë po ndodh pasi deklaroi se Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë me 12 milje, por mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për këtë çështje.