Greqia kërkon varret e ushtarëve, ambasadorja Surani: Eshtrat e tyre janë të shenjta. Reagon edhe Agimi i Artë

Eshtrat e pagjetura të ushtarëve grekë në vendin tonë, gjatë Luftës me Italinë, janë kthyer në qendër të vëmendjes së ceremonisë së përvitshme që zhvillohet në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe Bularat. Qindra qytetarë grekë, të afërm të ushtarëve të vrarë, udhëtuan drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të çlirimit të Greqisë, e njohur si “Jo-ja greke”.

Ambasadorja greke në Shqipëri Eleni Surani kërkoi nga Bularati rifillimin e punës nga komisioni dypalësh për çështjen e eshtrave të ushtarëve grekë.

“Në himnin tonë kombëtar eshtrat e tyre janë të shenjta. Pikërisht këto eshtra të shenjta po kërkojmë dhe ia drejtoj këtë thirrje edhe miqve tanë shqiptarë që gjenden këtu. Duam t’i gjejmë dhe t’i varrosim me nder sipas traditës 3000-vjeçare të grekëve. Këtej nga Bularati dua çdo qytetari grek t’i kërkojë ndjesë që ende sot pas 76 vitesh eshtrat e shumicës prej 7976 heronjve tanë janë të pavarrosura. Shpresojmë që marrëveshja me Shqipërinë të bëhet funksionale sa më shpejt për këtë çështje”- deklaroi ambasadorja greke Eleni Surani. Ndërsa, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se kjo çështje është e ndjeshme jo vetëm në planin njerëzor, por edhe atë të marrëdhënieve mes dy popujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-nënkryetari i Parlamentit grek, aktualisht Kreu i Shoqatës së Familjarëve të Ushtarëve Greke të rënë në luftën Italo-Greke, Jorgos Surrlas duke i’u referuar çështjes së mbetur pezull për gjetjen, grumbullimin dhe rivarrosjen e 8 mijë të rënëve në Luftën Italo-Greke në Shqipëri tha se shpreson në një zgjidhje me qeverinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj për plotësimin e kërkesave tona që i kemi përsëritur në adresë të qeverisë shqiptare. Komiteti i përbashkët ndërshtetëror mes shtetit tonë dhe atij shqiptar që ka për qëllim zgjidhjen e kësaj çështjeje të bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 rifilloi nga puna dhe takimi i dytë u mbajt në Athinë para pak ditësh, shpreh bindjen se do çelet rruga dhe gjendet zgjidhja e trajtimit të çështjes së mbledhjes së eshtrave të afro 8 mijë ushtarëve grekë që gjenden në territorin shqiptar, përveç varrezave që janë ngritur në Këlcyrë dhe Bularat”,- tha Jorgos Surrlas.

Agimi i Artë

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të partisë Agimi i Artë. Kreu i Agimit të Artë për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis tha për Report Tv se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit. “Nuk jemi dakord me qëndrimin e shqiptarëve dhe të çamëve që janë kundër ndërtimit të varreve të reja ushtarëve tanë këtu dhe kjo nuk është e drejtë.

Shqiptarët duhet të na ndihmojnë edhe neve që të rivarrosim eshtrat e të parëve tanë në këtë vend që kanë luftuar ndaj pushtuesit të përbashkët.

Partia jonë Agimi i Artë, nuk i shikon shqiptarët si popull armik sepse jemi komshinj të mirë dhe si çdo shtet edhe me Shqipërinë, ne kemi kufijtë tanë dhe secili i respekton ato. Ndërsa shqiptarët, në raport me bashkatdhetarët tanë këtu në jug të Shqipërisë, përgjithësisht sillen mirë, por ka edhe qëndrime ekstreme ndaj tyre, por besoj se janë në minorancë” tha Anagnostis.

Vite më parë pala greke ka kërkuar rivarrosjen në Manastirin e Këlcyrës në varreza murale të rreth 2500 ushtarëve grekë që pretendohet se kanë humbur jetën brenda territorit shqiptar gjatë Luftës Italo-Greke të vitit 1940-1941, por bisedimet e komisionit ndërshtetëror të ngritur në 2006 u ndërprenë në atë kohë, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje. Sot në Bularat ka 59 varre të të rënëve ndërsa në Këlcyrë kjo shifër shkon në 175.

Ceremonia

Prej disa vitesh kjo ceremoni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike, kur vendi i tha jo pushtimit nga Italia fashiste. Në 28 tetor të 1940, që njihet si dita kur Kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas, i tha “JO”, ultimatumit të Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?