Greqia një varkë e padëshiruar e mbushur me refugjatë?
Pesë vjet më parë BE-ja dënoi vendin për gabimet e bëra. Mes shqetësimeve se Greqia po dështon të kontrollojë kufijtë e saj, disa vende të BE-së kanë folur për pezullimin e zonës së lirë Shengen dhe për vendosjen e kontrolleve të brendshme kufitare. Shengen është vetëm një element në kuadrin ligjor që përbën besimin themelor të BE-së për lëvizjen e lirë të personave dhe ka shumë më pak ndikim në politikat e azilit të BE-së. Por vendimi duhet të kuptohet që krahas thirrjes, të bërë në të njëjtën kohë, për të forcuar kufijtë e asaj që grekët e quajnë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë me Greqinë veriore, është dhe presioni politik në disa shtete anëtare të cilët reagojë me forcë kundër pa-kontrollit të emigrimit.
Tani thirrjet janë duke u bërë për të lënë jashtë Greqinë nga pjesa tjetër e BE-së. Motivimi prapa retorikës është i qartë: është e leverdishme për disa udhëheqës të BE-së për të paraqitur Greqinë si horr të krizës të emigrimit. Ata janë shprehur se efektet e propozuara për të lëvizur kufirin e jashtëm të BE-së në veri dhe duke hedhur Greqinë jashtë, sikur të ishte vetëm një varkë e padëshiruar e mbushur me refugjatë, do të jetë më mirë për BE-në. Mesazhet populiste të mbrojtura nga politikanë të caktuar është se ka disa njerëz të këqinj atje dhe ka njerëz të mirë e të drejtë këtu, dhe se udhëheqësit e mirë do të mbajnë njerëzit e këqij jashtë. Kjo është thënë edhe pse disa aspekte të saj janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Jo për të përmendur faktin se ajo nuk do të ketë efektin e dëshiruar. Mbyllja e një kufiri do ta bëjë atë pak më pak për të frenuar rrjedhën e emigrantëve; ata thjesht do të kërkojnë rrugë të tjera. Kritikët e Greqisë kanë të drejtë, megjithatë për disa gjëra jo. Gjatë vitit të kaluar, qeveria e Syrizas ka treguar paaftësinë e jashtëzakonshme në trajtimin e krizës së refugjatëve. Një ndër to ishte se vendi kishte një sistem ku dallonte refugjatët që vinin nga kriza e luftës në vendet e Lindjes së Mesme dhe të emigrantëve ekonomikë. Gjithkush ishte regjistruar dhe shenjat e gishtërinjve ishin në përputhje me rregullat e BE.
Kur Syriza mori pushtetin vitin e kaluar ky sistem u bllokua. Qeveria nuk pranoi më të bëhet dallimi mes refugjatëve që iknin nga lufta dhe emigrantëve ekonomikë. Sistemi i regjistrimit të emigrantëve ekonomikë dhe atyre që iknin nga lufta, Greqia e ka zbatuar shumë më mirë se vendet e tjera të Ballkanit. Greqia ka treguar se i ka rrugët e hapura, kur ajo mori shumë më tepër emigrantë se Bullgaria, e cila gjithashtu ndan një kufi tokësor me Turqinë, por që tashmë po tregon një qasje shumë më të rreptë ndaj refugjatëve dhe emigrantëve. Përgjigja e Syriza-as ndaj krizës të emigrimit nuk ështe më e mirë se administrimi i saj ekonomik.
Megjithatë, reagimi i propozuar për paaftësinë e qeverisë të Tsipras, në BE është thellësisht e padrejtë. Së pari, për shkak se është rritur numri dhe nuk janë vetëm rezultat i veprimeve të Greqisë: por një rezultat i shpalljes publike të Kancelares Merkel në gusht të 2015, ku deklaroi se refugjatët ishin të mirëpritur në Gjermani. Që nga ajo deklaratë, numri i refugjatëve sirianë ka rënë në Liban dhe është rritur në Turqi.
Së dyti, qeveria e Syrizas tanshmë ka filluar punë drejt përputhjes me detyrimet e saj ndaj Europës. Ajo ka rënë dakord të bashkëpunojë me Frontex, një agjenci kufitare e BE-së dhe për të përdorur fondet e BE për t’u marrë me problemin. Katër qendra të reja pritjeje për refugjatët janë duke u ndërtuar, siç është rënë dakord. Regjistrimi ka hyrë përsëri në fuqi. Kështu kritikat se Greqia nuk po bën sa duhet nuk është më e vërtetë. Ndërkohë që Greqia do të lihet për t’u marrë me problemin e vërtetë që mbyllja e kufijve do të sjellë: qindra e mijëra njerëzve do të enden rrugëve të Evropës Veriore papritmas do të bllokohen atje. Autoritetet, tashmë të zhytur plotësisht dhe të paaftë për të përballuar situatën, do të merren me përgjegjësinë e sigurimit të ushqimit, strehimit dhe përkujdesjen mjekësore për të gjithë ata. Në një vend që ende nuk është rimëkëmbur nga gati gjashtë vjet kursim, ku spitalet dhe shërbimet sociale janë në krizë, kaosi politik dhe shoqëror që po vjen, do të jetë rezultati pothuajse i sigurt. Në qoftë se një vendim i tillë i nxituar për të hedhur jashtë Greqinë, do të jetë hera e dytë në gjashtë vjet që Greqia do të fundoset.
Në vitin 2010, BE-ja e refuzoi planin e FMN-së për një shlyerje bujare të borxhit të grek, në mënyrë për të shpëtuar bankat e paafta gjermane, holandeze dhe franceze, të cilat vetë kanë dhënë një kreditimit të papërgjegjshëm nga Banka Qendrore Evropiane. Kostoja e plotë e politikave të eurozonës u miratua për një popull grek dhe, në qoftë se ajo nuk u arrit, për tatimpaguesit evropian është si një e tërë.
Disa politikanë përsëri duan ta bëjnë që greqia të paguajnë çmimin e plotë për një krizë në të cilën ata janë duke luajtur. Deri më tani, udhëheqësit evropianë të tilla si Kancelaria Merkel ka shfaqur rezistencë e trimëri strategjisë populiste. Ata flasin për një krize globale që mund të ketë vetëm një zgjidhje afatgjate kolektive përmes kornizave ekzistuese ligjore dhe me mënyrën e bashkëpunimit shumëpalësh. Plani i BE-së është që të punojnë së bashku për të dalluar refugjatët e vërtetë nga emigrantët ekonomikë, dhe për t’iu siguruar atyre qendrat e duhura pritëse, për të ndarë refugjatët, për të bindur Turqinë për të bashkëpunuar, për të forcuar kufijtë e jashtëm dhe për të punuar për një plan paqeje për Sirinë. Nuk ka zgjidhje më të mirë apo më të lehtë se kjo.
Do të bëjë BE-ja gjënë e duhur në kohë?
Burimi: Telegraph.co.uk. Përgatiti: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

