Greqia pushtohet nga zjarret, temperaturat shkojnë në 46.3 gradë (VIDEO)

Edhe Greqia po pushtohet nga zjarri. Deri tani në vend janë mbi 58 vatra zjarri, ndërkohë që situata sa vjen dhe po përkeqësohet.

Në disa zona temperatura ka arritur në 46.3 gradë.

Vatrat e zjarrit më të rrezikshme janë në gadishullin e Peleponezit, në ishullin e Qipros, në Patra, në Aigio, në malin Penteli në Fthiotida, dhe në Messinia. Nga zjarret janë djegur mbi 100 shtëpi në të gjithë Greqinë, ndërkohë që shumë persona janë lënduar nga zjarret.

Turistët po shikojnë mundësinë e largimit nga frika e zjarrëve.

SHKARKO APP