Greva e avokatëve/ Sulmon ish-ministri Fatmir Xhafaj: Ministria e drejtësisë dhe KLGJ janë shkelje të Ligjit

Greva e shpallur e avokatëve të Shqipërisë ka bllokuar proceset gjyqësore, duke e futur në një kolaps sistemin e drejtësisë.

Por ish-ministri i Brendshëm, njëherësh deputet i PS, Fatmir Xhafaj, në komisionin e kigjeve është shprehur me tone të ashpra në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, teksa tha se është shqetësuese situata me avokatët, të cilët prej ditësh janë në grevë. Ai tha se për këtë çështje është në shkelje të ligjit Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ.

“Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Kjo duhet të na shqetësojë dhe jemi ne që duhet t’i vëmë ata në presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje. U bë dy javë që nuk ka gjyqe. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem, i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre. Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bindë avokatët që të tërhiqen, mund të bindi KLGJ të tërheq propozimet, mund të na bindë dhe në që ka të drejtë këshilli dhe ministria dhe u themi avokatëve që s’keni të drejtë, dhe u japim një përgjigje. Duhet përshpejtuar ky proces”.- ka deklaruar ish-ministri i brendshëm dhe ish-ministër drejtësie, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?