Grida Duma: Qeveria me paratë e buxhetit kompenson oligarkët me 420 milionë euro. Pse nuk kompensoni rritjen e çmimeve për qytetarët?

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Grida Duma ka akuzuar mazhorancën se me paratë e buxhetit të shtetit po kompenson kompanitë që opozita i quan oligarkë dhe ka harruar qytetarët që po përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Sot në komision po diskutohet akti normativ për rimbursimin e çmimeve të kompanive për punët publike.

“Po përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar kompanitë që janë rankuar si oligark. Kush janë kompanitë që fitojnë. Dhe ku bazohet që propozohet me VKM që të kompensohen disa kompani dhe cilat jo.

E dyta ju thoni se janë rritur por rruga Kardhiq-Delvinë nisi me 50 dhe përfundon me 180 milIonë. Këto janë kompani që marrin 99.9 të fondit limit.

Ndërkohë vezët, vaji është rritur 200% por ju nuk i shpërndani lekët për qytetarët. Ne me 400 milion euro shtesë nga taksat po ja çojmë Gjokës e Salillarit. Ka shkuar shteti që tu thotë se e ke në kontratë marzhin e rriskut. Po kur ulen çmimet i kërkoni ju lekë?

Anti kushtetuese është që të bëhet një akt me prapaveprim. Keni shkuar ndonjëherë të kërkoni lek se ka qenë çmimet e ulta?” tha Grida Duma.

Me tej ajo tha se kjo që po bën qeveria duke dhënë qindra milionë euro për disa kompani ndërtuese, duke iu kompensuar rritjen e çmimeve momentale, pse nuk bëhet së pari për të kompensuar rritjen e çmimeve për qytetarët e thjeshtë?

Pse vetëm për oligarkët dhe jo për qindra mijë familje, të cilëve iu është rritur karburanti, ushqimet, perimet dhe çdo gjë jetike.

 

SHKARKO APP