Grida Duma: Basha duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Nuk ka më mbështetjen as të gjysmës së deputetëve demokratë
Grida Duma u shpreh sërish sot në një konferencë për mediat se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen menjëherë pasi tani nuk ka më mbështetjen as të gjysmës së deputetëve demokratë.
Më tej, Duma deklaroi se tashmë e kemi kuptuar që njerëzit nuk e kanë me vendimet që ka marrë PD, por me vetë individin, duke nënkuptuar Lulzim Bashën.
“Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s’ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe njerëzit të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës. Kjo jep mundësi që ngjarjet të zhvillohen në kahun e duhur, të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duam ta çojmë partinë drejt suksesit, drejt perëndimit, i janë dhënë këto mundësi. Tani duhet të lexojmë që njerëzit nuk e kanë me vendimet, por me individët”, u shpreh Duma.