Grida Duma: Berisha me futi ne PD

 

Kandidatja demokrate për Durrësin, Grida Duma ka deklaruar se ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që e ka futur në Partinë Demokratike.

Gjatë një interviste për “Top Show” në Top Channel, Duma është shprehur se kontakti i parë me ish-kreun e PD-së, ka qenë në një studio televizive, për të vazhduar më pas me mbështetjen e dhënë në karrierën e saj brenda kësaj partie.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Duma e ka konsideruar Berishën si mentorin e saj politik, nga i cili merr eksperiencë shumë të vlefshme, ndërsa e ka theksuar se është me fat për arsye se këshillohet nga një person si ish-kryeministri demokrat.

Duma ka mohuar se është surpizuar nga kandidimi i Halim Kosovës në Tiranë, pasi siç u shpreh ajo ka pasur bindje se Kosova ka qenë një prej kandidatëve më të fort që mund të nxirrte PD në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?