Grida Duma: Do angazhohem për protestën e 7 korrikut, por të na kërkonin dhe mendimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një prononcim për mediat tha se do t’i bashkohet protestës së 7 korrikut të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.

E pyetur nga gazetarët nëse do të angazhohet për të thirrur njerëz në protestë, ajo u përgjigj:

Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.

Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq. Strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër.

SHKARKO APP