Grida Duma i ankohet shefes së OSBE-ODIHR, “Durrësi, mbi 3 mijë regjistrime falso”

Kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma priti sot në një takim shefen e misionit OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, Audrey Glover, ku përveç se vlerësoi vizitën e zonjës Glover, duke e falenderuar atë, ngriti edhe disa shqetësime.

Duma fillimisht foli mbi projektin dhe programin e saj, dhe më pas ndau ide për standardet e reja të këtij mandati të ri të qeverisjes lokale.

Në vijimësi u diskutua gjatë dhe për dokumentacionin përkatës mbi regjistrimin falso, dhe të dokumentuara të mbi 3 mijë personave, të cilat iu dhanë dorazi zonjës Glover, bashkë me fotot dhe kallëzimin penal të kryer për regjistrimet fiktive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëkohësisht, kandidatja Duma theksoi presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të identitetit punonjësve, si dhe dy rastet e dhunës, ku në njërin prej tyre, policia nuk ka vepruar dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonja Duma kërkoi nga shefja e misionit të OSBE/ODIHR vëmendje maksimale ndaj fushatës në Bashkinë e Durrësit, me numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të huaj dhe vendas, duke marrë parasysh që janë të angazhuar grupe kriminale të njohur nga qytetarët.

Nga ana e saj, zonja Glover siguroi që Durrësi do të ketë fokusin kryesor, duke bërë të ditur se misioni është në dijeni të problemeve dhe po kërkon të mbledhë prova për çështjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?