Grida Duma, keqardhje për të larguarit nga PD: Më mungojnë…

Politikania e njohur Grida Duma ka qenë e ftuar speciale në puntatën e radhës të EXPULS, nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Grida u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka edhe për përballjen më të vështirë në prapaskenat e politikës gjatë karrierës së saj, ku ndër të tjera ajo nuk nguroi të flistë hapur se ka ish politikanë të Partisë Demokratike që janë larguar, e i mungojnë, por kush janë ata?

“Nuk kam një situatë të hidhur sa i perket ecurisë brënda PD, në kuptimin e të gjendurit në nji pozicion apo në një kandinim, absolutisht them mirënjohje e madhe. Madje mund t’a them me shumë bindje që, unë kujtoj emra të cilët nuk janë më në PD, dikush në Kanada e dikush tjeter atje, qe i mendoj me një keqardhje. Jo për ata se ndoshta ata po bëjnë jetë me të mirë, por unë për shembull në PD më mungojnë ata. Në këtë kuptim, në sensin që sa mirë do ishte po t’i kishim këta njerëz, të cilët bënë jetë politikë por për një arsye apo një tjetër, nuk e përballuan. Në këtë kuptim, vështirësia është sot vetëm çështja e kredibilitetit. Asgjëje tjetër. Domethënë, në jetojmë në një kohë në te cilën është shumë kollaj të intrigosh dhe t’a frysh gjënë, në jetojmë në jetën publike, me paragjykimin e madh publik. Ndodh rëndomë, qe një njeri i fortë te duket sikur është njeri i egër. Më ka shoqëruar gjithmonë në paragjykim, qe shikohem si e fortë, dhe automatiksisht duhet të jem njeri i egër. Unë jam njeri shumë akomodues”- u shpreh ndër të tjera Grida Duma.

Grida u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka për gratë e liderave në politikë, lidhur me faktin se çfarë mendon ajo për to:

“Element kyç të jetës politike (2X). Gratë e liderave, janë influente. Përbëjnë atmosferën, gjëndjen mendore e shpirtërore, të bashkëshortit të tyre qe duhet të marrë vendime. Sa më të arritra të jenë vetë, aq më mirë i bëjnë politikës së ndjekur dhe vendimtare. Sa më pak të arrira të jenë ato, aq më shumë jam e bindur që influenca do të jetë e pabalancuar. Por që të mendojmë që ka gra të liderave apo të krerëve që nuk influencon, në vendimet e veta, është një utopi fëmirore. Kështu që po, janë shumë të rendësishme”- u shpreh Grida Duma.

SHKARKO APP