Grida Duma mesazh për koronavirusin: Era e ndryshimit po vjen, bota do marrë trajtë tjetër
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, jep një mesazh ndryshe për qytetarët shqiptarë, që po përballen me këtë situatë të pazakontë të krijuar nga koronavirusi.
Një video-mesazhi në “Facebook”, Duma thekson se dështimi vjen, kur ti e mendon veten dështak, ndërsa shton se “Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.
Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave”.
Mesazhi i Grida Dumës:
Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh. Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”. Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.
Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.
Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.
Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave.
Mënyra si i sheh gjërat është gjithshka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër. Mund ta kthesh të gjithën në avantazh.
https://www.facebook.com/grida.duma/videos/575213956709137/
KOHA JONË SONDAZH

