Grida Duma: Meta e ka kthyer institucionin e Presidentit në dinjitetin që i takon, si garant dhe ekuilibrues i pushteteve
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka vlerësuar rolin e kreut të shtetit, Ilir Meta në mbrojte të Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve.
Në një intervistë për “News 24”, Duma shprehet se “Presidenti Meta e ka kthyer institucionin e Presidentit të Republikës në dinjitetin që i takon si garant dhe ekulibrues i pushteteve”.
Duke komentuar qëndrimin e Komisionit të Venecias, Duma tha se drejtësia e betejave të Presidentit u konfirmua edhe nga ky komision.
“Si individ me përvojë politike që duhet t’ia njohim, betejat e tij të çuara deri në fund u konfirmuar dhe me raportin e Komisionit të Venecias. Nga kjo mund të pritet që edhe ajo që është shkruar në raportin e OSCE-ODHIR mbi dekretin e Presidentit mbi pavlefshmërinë e zgjedhjeve lokale me shumë gjase do të rezultojë me të njëjtin përfundim”,- deklaroi Grida Duma.