Grida Duma: Nëse ka ardhur koha, PD le të shkatërrohet
Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma pasi dëgjoi debatet me tone të ashpra mes kolegëve të saj në mbledhjen e Kryesisë këtë të hënë, mësohet se është shprehur duke thënë se nëse ka ardhur koha, kjo parti le të shkatërrohet.
”Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet. Po propozoni sot datën 18 për Kuvend, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit.
Sa herë kanë ulëritur çdo populli bën partia është bërë çdo partia bën populli. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013, Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqjen e nuk kthehem kurrë. A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike.
Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë. Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet.
Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara çfarë është meritokracia. Pas 30 vjetësh diskutohet sërish që zgjidhja qenka po një njeri. Kulti i individit duhet të bjerë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty kryetar”.