Grida Duma: Nuk ka bashkëpunim me maxhorancën, por argumentim!
Partia Demokratike shumë shpejt do të vijë me një paketë propozuese për Reformën Territoriale. Deklarata u bë nga nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, e cila tha në News24, se ekspertët e kësaj force politike kanë nisur punën dhe kjo do të bëhet publike sapo të jetë gati.
Duma u shpreh e qartë dhe e prerë se me mazhorancën nuk ka bashkëpunim, por diskutim dhe argumentim.
Reforma Territoriale e bërë nga qeveria, u shpreh numri dy i PD, ishte elektorale.
“Nuk ka bashkëpunim, ka argumentime dhe bërje e punës së opozitës. Është detyrim për vendin që të gjithë të jemi aty. Ka nevojë për një rritje të arsyetimit.
Duhet të vendosim në emër të arsyes. Edhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve. Këtë përgjegjësi duhet ta çojmë deri në fund. Reforma territoriale ka qenë elektorale dhe jo territoriale. Ajo me të cilën u mbështoll paketa që u shit territoriale ishte që do rrisnim shërbimet ndaj qytetarëve.
Elementi i dytë ishte që bashkitë do fitojnë autonomi dhe do marrin më shumë fonde.
Elementi i tretë do të ishte mirë menaxhimi i territorit.
Nuk është politike, nuk është opozitare, por është faktike. Kanë bërë mbrapsht që të gjitha. Pandemia si çdo krizë ka nxjerrë më në pah problematikat. Kjo nuk është një gjë që ne do ta bëjmë në mënyrë veritkale. Kjo nuk është çështje dëshire, si do të donim ne të ishte.
Ne e kemi nisur me disa variabla që do të bëhen publike në ditët në vijim. Ekspertët kanë nisur punën për atë që i përket logjikës qytetare. Decentralizim dhe centralizim, ky ekuilibër do të shikohet. Është duke u parë ana financiare e reformës territoriale, është duke parë autonomia dhe si mund të administrohet, përmes shkrirjes apo zgjerimit të disa bashkive“, argumentoi Grida Duma.
Nënkryetarja e PD foli edhe për rolin e ndërkombëtarëve në këtë aspekt, për të cilët tha se janë në rrugën e duhur për dakordësinë dhe pozicionin e tyre të përgjegjshëm.
KOHA JONË SONDAZH

