Grida Duma: Pas 21 Qershorit, Durrësi do të jetë një qytet ndryshe

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 1 në qytet. Duma tha pas 21 qershorit, Durrësi do të jetë një qytet krejt ndryshe nga ai që përmbytet apo që nuk mirëmban arkeologjinë.

“Ndoshta duhet ti mësojmë që muzeu nuk është vepër arkeologjike por është një ndërtesë që duhet mirëmbajtur që të mirëmbajë arkeologjinë. Qyteti përmbytet përmbytet nga shirat, kanalet dhe papastëria dhe e vetmja përgjigje që kam gjetur këto ditë për argumentimin se pse qyteti përmbytet, nuk është që qyteti nuk duhet të përmbytet por ky kryebashkiaku thotë sot se për 2 orë stabilizohet gjendja. Le”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se do të ketë një linjë të drejtëpërdrejtë të komunikimit të saj me qytetarët duke shtuar se administrata e re nuk do të kryejë asnjë lloj presioni qytetarëve apo biznese për ta kthyer Durrësin në shembull lirie.

“Nepërmjet një numri falas tek i cili do të mund të merrni në telefon, menjëherë mesazhi dhe problematika juaj do të shkojnë drejtepërdrejtë tek zyra ime. Nuk do guxojë njeri nga stafi i Grida Dumës të ushtrojë çfarëdo lloj presioni mbi këdo qytetar apo biznes vetem se e ndjen veten se është administratë. Nëse nuk i shërben njerëzve në komunikim dhe normalitet, mbajeni mend që do bëjmë shembuj sepse këtë qytet do e kthejmë në shembull të lirisë”, tha Duma.

Duma foli edhe për projektin e rivitalizimit të kësaj lagje ne qender të qytetit dhe ne veçanti për manaxhimin e mbetjeve në qytet, për të cilat tha se proejtki do filloje nga ndarja e mbeturinave ne tre kosha.

 

SHKARKO APP