Grida Duma: Pas 21 qershorit një model i ri pune në bashkinë e Durrësit

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e fshatit Romanat mbi programin e saj për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës së zonës.

Duma tha se pas 21 Qershorit, do të ketë një model tjetër pune nga ai i bashkisë së sotme, me projekte që do të sjellin zhvillim.

Grida Duma: “Të bësh rrugët me taksat është detyra e secilit. Problem është se çfarë lloj rruge bën. Problemi është a ke shpërdoruar apo jo me ato taksa. Problem është nëse ato taksa, pasi ke bërë rrugë, kanë sjellë zhvillim ?! Asnjë nga këto të treja nuk kanë përgjigje në bashkinë e sotme të Durrësit. Ai është një model i dështuar i zhytjes së qytetit në atë që është grumbullimi i betonieres së vetë, dhe i zhytjes së qytetit në atë që është varfërimi dhe papunësia”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatja e djathtë garantoi mbështetje për fermerët pasi 30 % të subvencionimit dhe fondit të garancisë do ta japë bashkia për çdo projekt të fermerëve në bujqësi dhe blektori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?