Grida Duma: PD-në ta drejtojë Lulzim Basha, ja dy rrugët nga duhet të nisë aksioni kundër Ramës
Partia Demokratike humbi sërish, ndërsa në shtator do të nisë aksionin e radhës opozitar kundër Edi Ramës, por nga duhet ta fillojë e djathta shqiptare? Grida Duma vendos dy piketa; reforma territoriale dhe ribërja e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019, teksa pritet përgjigja e Gjykatës Kushtetuese, që do të vendosë vulën për procesin, që ishte pa pjesëmarrjen e opozitës.
“PD nuk do të lerë asnjë dimension pa e shfrytëzuar si opozitarizëm. Ne duhet të nisim nga reforma territoriale, duhet ta rinisim nga ribërja e zgjedhjeve lokale.
Përpjekja e PS është të shkarkojë Voltana Ademin, kryetaren e shoqatës së bashkive, në këtë kuptim duhet të nisim nga këtu, pastaj se cfarë do të bëhet me Kodin Zgjedhor nuk mjafton një intervistë për të shkuar që nga fletët e votimit me numra, që janë ngatërruar, e plot teknicitete të tjera.
Por ky nuk është problemi. Ne duhet të shkojmë te gjërat e mëdha, reforma territoriale, ndarja e shtetit nga partia, jo vetëm njerëzit, por edhe fondet…për këtë duhet të ketë ndëshkim, është fakt që janë dhënë fonde të tërmetit, ose ka qenë një proces.
Diçka do të thotë pala tjetër, dhe po thotë hipokrizinë e radhës. Përsa kohë që fondet janë lëvruar në atë kohë dhe rikategorizuar në atë kohë dhe janë miratuar listat e fryra, këta janë fakte dhe të marrë ndokush përgjegjësinë” tha ajo.
Por ai trembet faktit që Gjykata Kushtetuese mund të shuajë shpresat e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve? “Nuk e paragjykoj” tha ajo.
E pyetur se çfarë duhet të ndryshojë PD në organizim, Duma tha se “Do të lexojë kuti pas kutie performancën, mundësitë për performancë të se cilit dhe aftësinë e së cilit që të ketë punuar së pari për partinë Demokratike dhe pastaj për veten dhe pasi të ketë bërë një analizë të atyre që kanë kontribuar më shumë, gërshetimi duhet ta çojë në formësimin e një qartësie që duhet të ecë përpara” tha ajo.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Duma tha se ditët e fundit të fushatës kanë qenë më intensive.
“Fushata besoj se këto ditë është një moment më i nxehtë se ditët e mëparshme”, u shpreh Duma.
E pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama që PD të vijë në pushtet, Grida Duma u shpreh e vendosur se kjo nuk do të ndodhë.
“ Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…. Ne jemi të qartë në këtë histori”, tha Duma.
Sipas saj nga ana e kryeministrit Rama, nuk ka asnjë kërkesë për bashkëpunim, por qëllimi i tij i vetëm është të largojë përgjegjësitë.
Pjesë nga biseda në studio:
-A do të jetë Basha në gjendje të prodhojë një proces, jo të ngjashëm me atë të 25 prillit?
Duma: Që nga momenti i vendosjes së kandidaturave edhe me skeptiku nuk ka thënë një fjalë të vetme se përzgjedhja e kandidaturave ka ndodhur nga kryesia. Gara me 4 kandidatë nënkupton një hapje brenda partisë, ndërsa procesi po vijon në mënyrën më demokratike të mundshme.
Gara e pabarabartë për kryetarin e ri të PD-së?
Duma: Si kryetar i partisë, Basha po mban një përgjegjësi jo të thjeshtë dhe po i kryen zgjedhjet menjëherë pas 25 prillit. Pra Basha, padyshim që ka përgjegjësinë e 8 viteve dhe iu drejtua zgjedhjeve shumë shpejt. Por përshpejtimi i zgjedhjeve nuk është avantazh i Bashës. Rivalët i kanë dëshiruar zgjedhjet brenda 26-27 prillit brenda partisë.
Gjatë bisedës në studio, Duma tha se nëse Basha do të hynte në garë si kryetar i dorëhequr nuk do të kishte asnjë ndryshim.
“Ka individë që e nisën garën për protagonizëm vetiak, por ka edhe të tjerë që kanë besim dhe vizion”, u shpreh Duma.
Ndërsa u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, deputetja e zgjedhur tha se Partia Demokratike ka marrë vetëm vota të pastra dhe vota të qëndrestarëve demokratë.
-Çfarë ishin ata që nuk ju votuan?
Duma: Janë anëtarë të PS dhe pjesa tjetër ishin në presionin e punës apo me kontrata të përkohshme të pushtetit lokal.
–Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit?
Duma: Kam ndjekur procesin e numërimit në Kavajë dhe Rrogozhinë. Strategjia jonë ishte të shkonte gjithçka në numrin e partisë. Një nga defektet e fletëve të votimit të PD që dolën të pavlefshme, ka qenë klikimi i numrit të kandidatit.
-Si do të vijë në pushtet PD? Do të duhet të vini në pushtet me ndihmën e Ramës?
Duma: Nuk është çështja vetëm tek Rama që është si ujku që ndërron qimen, por jo zakonin. Por politika është art i kryqëzimit të interesave. Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…Ne jemi të qartë në këtë histori.
/abcnews.al/