Grida Duma: PD në zgjedhje me një kandidat të vetëm! Të mos përsëritet 6 marsi

Deputetja e PD-së, Grida Duma, deklaroi sot se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit dhe se Partia Demokratike duhet të shkojë në zgjedhjet vendore me një kandidat të vetëm.

Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët e më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.

SHKARKO APP