Grida Duma: Qeverisë i erdhi fundi
"Shqiptarët kanë prekur fundin e varfërisë, por ky nuk ëhstë fundi i shqiptarëve, por fundi i kësaj qeverie". Kështu deklaroi Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, në fjalën e saj para protestuesve.
Duma tha se shqiptarët nuk falin më dhe nuk do të lejojnë të dhunohen, keqtrajtohen dhe varfërohen nga kjo qeveri. “ 25 vite më parë, studentët ndërruan fatin e historisë së vet, 25 vite më pas askush nuk fal më. Shqiptarët po prekin fundin me varfërinë e tyre, por askush nuk fal më që fëmijët të ikin jashtë atdheut. Askush nuk fal më të vjedhësh milionë në tendera ilaçesh. Askush nuk fal më të taksosh me milionë dhe të rritet numri i të papunëve. Si mundesh ti kryeminsitër të shkelësh besimin e 1 milionëve dhe sot të qeverisësh mjerimin e dy milionëve, nuk qeveriset mjerimi. Shqiptarët kanë prekur fundin e varfërisë, por ky nuk është fundi i shqiptarëve, por fundi i kësaj qeverie”, deklaroi Grida Duma.
KOHA JONË SONDAZH

