Grida Duma sfidon Taulant Ballën në Librazhd
Koordinatorja e Partisë Demokratike, Grida Duma, zhvilloi një takim me disa tregtarë ambulantë në qytetin e Librazhdit, që për shumicën përfaqësohet nga deputeti Taulant Balla, që herë pas here pasqyron aktivitete të tijat, në përjekje për t’u zgjidhur hallet banorëve.
Por Duma konsattoi një realitet krejt tjetër. Sipas saj, përveç varfërisë, fitimeve të ulëta dhe pamundësisë për të paguar taksat që u kërkohen nga shteti, ajo që dallohej ishte frika e qytetarëve për të treguar vuajtjet e tyre.
Grida Dumës në Librazhd nuk ia lëshuan dorën, derisa ndanë me të hallet e tyre të përditshme.
Tregtarët ambulantë janë ata që gjenden më shumë në vështirësi. Siç tregojnë edhe vetë, fitimi tejet i vogël ua bën të pamundur të përballojnë taksat që i kërkon shteti.
Jo të gjithë kanë guximin të flasin. I tremben hakmarrjes, siç konfirmon dikush me fjalë e dikush duke ulur kokën në heshtje, shkruan Abc News.
Përveç varfërisë, ishte klima e frikës që rëndonte mbi këta qytetarë të Librazhdit, e cila i bëri më shumë përshtypje koordinatores së Partisë Demokratike.
Qershinë mbi tortën e varfërisë, Grida Duma e zbuloi te punimet e nisura për shatërvanin në qendër të Librazhdit. Me to e prezantoi artisti Gëzim Hidri.
KOHA JONË SONDAZH

