Grida Duma thirrje Alibeajt: Deklaro që nuk je nën hyqmin e Bashës

Në kafen e djeshme me 23 kolegët e saj në PD, deputetja Grida Duma i është drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, që të deklarojë që nuk është nën hyqmin e Lulzim Bashës. Po ashtu Duma kërkon që të ngrihet një grup përfaqësues i PD-së dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri.

”Erdha në respekt të dy kolegëve që na ftuan për kafe, për qetësinë dhe integritetin e paqtë të tyre. Erdha po ashtu me vëmendjen për t’u dëgjuar, e madje pres që këtu të flasë qartë kryetari i grupit, sepse ajo që ka marrë përsipër të bëjë ai, pas “hapit pas” të ish-kryetarit, është e madhe por po ashtu sfidë që kerkonte qartësi politike.

Asgjë nuk ka ecur si duhej! Sot po jua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish-kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos kësaj i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri. Kurrë nuk u dol të flitet me demokratët hapur dhe pa doreza, si ndodhën ngjarjet dhe çfarë na pret në këto kushte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?