Grida Duma tregon si rrëzohet Rama nga pushteti: Nëse do të nisim një protestë….

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se elementët për të rrëzuar dikë nga pushteti janë tre: frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria. E ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Duma u ndal tek protestat e parashikuara që pritet të mbahen këtë periudhë, ku tha se duhen që të jenë të qëndrueshme.

”Ajo e vërtetë që duhet thënë tani është se formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti është frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria. Këto janë elementë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur më parë. Me këtë nuk dua të them që gjithçka në aksionin opozitar është perfekte apo jo prefekte.

Eksperiencat që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus politik shumë më të urtë tani. Nëse do të nisim një protestë apo disa ato do të jenë të qëndrueshme. Populli nuk e ka ulur fuqinë reaguese, pavarësisht se Rama është në mandatin e tretë. Pushteti i Ramës është i dobët i mbështetur dikur në dobësinë e kundërshtarit”.

SHKARKO APP