Grida Duma: Tregu i kapur nga oligarkët, Rama shkaktoi rritjen e çmimeve

Rritja e çmimeve është tema që sot përfshiu Kuvendin në debate mes qeverisë dhe opozitës, po dhe debatin publik. Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma thotë se tregu shqiptar nuk bazohet në normat e konkurrencës, pasi është i kapur nga oligarkët. Po ashtu Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se doli dhe shpalli fatkeqësinë, duke bërë që bizneset të rrisin çmimet pas deklaratës së tij.

”Tregu shqiptar nuk bazohet në normat e konkurrencës. Diku është i kapur i oligarkët dhe diku lëvrojnë disa të vegjël nga ajo që ka mbetur. Kur një kryeministër që del edhe shpall fatkeqësinë, bën që bizneset të rrisin çmimet. Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë nuk ka ardhur ende. Ai e nisi logjikën që do të bëhet diçka për familjet në nevojë, nga ana tjetër, reformë strukturore sa i takon energjisë elektrike në vendin tonë nuk ka pasur.

Kur thonë se energjia shitet sepse nuk mund të mbahet stok, është një justifikim i vogël para logjikës së korrupsionit. Kjo është kutia e Pandorës, sepse ata thonë se nuk është mall që mbahen në magazinë dhe gjoja e kanë shitur se aq ka qenë tregu. Ky është një sektor me shumë pika të errëta korrupsioni.

Kur qeveriset çdo gjë që është në botë mirë, thuhet se nuk i kanë në referencë ata. Kur vjen puna që të krahasohemi me rajonin, thonë se nuk jemi për krahasime për ata. Kur vjen puna për të parë elementin e parë që çon në rritje çmimi, ne menjëherë themi se ka ndodhur në Evropë”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP