Grida Duma voton: Kemi informacione kudo që ka probleme

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, dha një prononim për mediat pasi votoi. “Është ditë e bukur. Jam e bindur se qytetarët, banorët e Bashkisë së Durrësit këtë herë kanë shumë arsye për të marrë pjesë masivisht në votime. Në fakt është kontributi i tyre në pak minuta për t’i dhënë qytetit 4 vite punë, bashkëqeverisje për ata, për veten e tyre. Besoj që gjithçka do të jetë e mbarë pas kësaj dite,” tha ajo.

Keni konstatuar parregullsi deri në këto momente sepse ka informacione?

Po ka informacione, të cilat po i ndjekim dhe do t’u informojmë nga momenti në moment. Ka influencë mbi votën në zonën e Plazhit dhe po ashtu në zonën e Nishtullës. Ka informacione kudo që ka probleme, por jemi duke reaguar me shpejtësi duke mbrojtur vullnetin e zgjedhësve.

 

Në çfarë formash keni reaguar?

Ne jemi absolutisht me votimin me standard. Do të shkojmë me standardin e qetësisë. Tashmë jemi në procesin që dihet që ka disa listat që u janë shpërndarë të gjithë komisionerëve dhe ata kanë të qartë se kush janë individët që nuk duhet të votojnë dhe do të ndiqen nga drejtësia nëse ata do të votojnë.

 

Kanë votuar persona të tillë deri tani?

Po kanë votuar dhe janë konfirmuar me emra, foto dhe çdo gjë tjetër. Megjithatë kjo është gjëja që na shqetëson më pak sepse as që pritet që kjo kjo influencojë në rezultat

 

Sa prej këtyre personave kanë votuar deri tani?

Deri në këto momente më raportojnë që ka 17 qendra që konfirmojnë që ka pasur familje që kanë votuar.

SHKARKO APP