Grisejda Myslimi: Energjia dhe forca për fitoren e madhe të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate, është e pandalshme
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi shprehet besimplotë për një sukses të LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përmes një video-mesazhi të përcjellë përmes rrjeteve sociale, ndërsa shfaqet e shoqëruar nga të rinj të Vlorës, Myslimi shprehet se LSI në Vlorë rritet çdo ditë me dhjetëra vajza e djem patriotë, që i bashkohen asaj.
“LSI në Vlorë rritet çdo ditë me dhjetëra vajza e djem patriotë, që na bashkohen! Energjia dhe forca për FITOREN E MADHE të 25 prillit, ditës së triumfit të rinisë vlonjate, është e pandalshme. LSI – Bashkohu edhe TI! Grisejda Myslimi, 02! Vlora, shtëpia juaj!”, shprehet kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi.