Grisejda Myslimi: Rilindja ka kapitulluar. Ndryshimi i madh është më afër se kurrë
Kandidatja për deputete e LSI-së, e dyta në listën e qarkut të Vlorës, Grisejda Myslimi, thotë se Rilindja ka kapitulluar dhe se ndryshimi i madh sipas saj, është më afër se kurrë.
Postimi i plotë
“Rilindja” ka kapitulluar. Ndryshimi i madh është më afër se kurrë. FITORJA E MADHE ndihet tek të gjithë bashkëqytetarët e mi të dashur, të cilëve do t’u shërbejmë me përulësi në qeverisje.
FITORJA E MADHE mban vulën e vajzave dhe djemve, e grave dhe burrave të Vlorës, të cilët meritojnë të përfaqësohen denjësisht në Parlament.
25 Prilli është fundi i bandave dhe i të korruptuarve! Më 25 Prill Vlora bëhet shtëpia e vlonjatëve. MË 25 PRILL VLORA DO JA BËJË FORA. VOTO LSI! VOTO NUMRIN 6!