Grisejda Myslymi: Vlora është burim i energjive të jetës time që më frymëzon vetëm për sukses
Grisejda Myslymi, kandidate e LSI për qarkun e Vlorës, deklaron se “krerët e mazhorancës aktuale i ka kapur keq paniku nga forca dhe energjitë, që ka LSI, ndaj me makineritë e tyre të propagandës vetëm flasin. Ndoshta kjo ndikon në nënvlerësimin që mund të kenë ata në forcën e LSI, e cila po punon që t’u bëjë si “dhuratë” më prill surprizën, që nuk e kanë menduar”.
Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, Myslymi flet për prioritet e programit të kësaj partie si edhe fushatën e zgjedhjeve në këtë qark. Grisejda kur bën të ditur problematikat kryesore me të cilat përballet Vlora, nuk harron të bëjë të pranishme dhe zgjidhjet që duhen bërë. Optimizmin që e karakterizon për një rezultat pozitiv në shërbim të LSI në këto zgjidhje, ajo me shumë kujdes e përmbledh me një fjali se: “Vlora është burim i energjive të jetës time që më frymëzon vetëm për sukses “.
Më tej, Myslymi shton se “Vlora nuk është ajo që paraqitet si fasadë plot ngjyra nga qeveria dhe përfaqësuesit e saj sa herë vijnë për fundjavart e tyre politike”.