Grumbullimet, Basha i përgjigjet Ramës: Tani që shikon zemëratën e njerëzve kujtohet të bëjë të kujdesshmin
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që ky i fundit i bërë për takimet me shumë njerëz në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha tha nga Gjirokastra në një intervistë për “ABC News” se nuk merr leksione nga Rama, i cili sipas tij e ka zhytur vendin në mjerim të dyfishtë.
“Çdo aktivitet i imi ka prioritet shëndetin e njerëzve. Entuziazmi i njerëzve nuk mund të ndalet. Ka një hipokrizi nga kundërshtari që në kohë pandemie nuk ka bërë asgjë. Dhe i ka dhënë shqiptarëve paketën më të ulët ekonomike. Tani që shikon zemëratën e njerëzve kujtohet të bëjë të kujdesshmin. Parametrat e infektimit dhe fatalitetit janë shumë herë më të larta se në rajon.
Kjo është arsyeja pse nuk kam organizuar asnjë miting. Ata që marrin pjesë ju kërkoj të mbajnë distancë. Por nuk mund të pranoj leksione nga një njeri që i karantinoi për dy muaj i ka futur në një mjerim të dyfishtë. Kemi një plan për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga COVID”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratiken Lulzim Basha ka deklaruar zero bashkëpunim me Edi Ramën për të bërë thirrje që të rishikohet nga Komiteti i Ekspertëve vendimi për organizmin e takimeve elektorale.
Basha tha se fshehja pas Komitetit të Ekspertëve është truk i Edi Ramës, ndërsa e ka cilësuar këtë komitet si politik.
“Fshehja pas Komitetit të Ekspertëve është një nga truket që Rama ka përdorur. Vendimet kanë qenë politike, nuk janë të Komitetit. Është Rama që vendos ku i çon paratë. Nëse jemi në këto parametra është se Edi Rama nuk e ka carë kokën për shëndetin e shqiptarëve. Tani bën sikur po punon duke shkuar, duke bërë shfaqej, fshat më fshat dhe shikon si po administrohen vaksinat. Ne do ti japim mbështetjen e duhur mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë të mundur rimbursimin e të sëmurëve me Covid. Shteti i kishte të gjitha mundësitë që në vend ti çonte paratë oligarkëve këto para ti administronte në mënyrë të tillë. kësaj do ti jepet fund dhe kjo është një nga arsyet kryesore që nuk ka shqiptarë që ta pranojë. Momenti i vetëm i bashkëpunimit do të jetë kur të firmosë largimin e tij”, tha Basha.
I pyetur nëse mund të ketë koalicion pas 25 prillit me Edi Ramën qoftë edhe për çështje numrash, Basha e mohoi edhe njëherë kategorikisht.
“Nuk mund të ketë lojë më të shëmtuar s atë kërkosh papërgjegjshmërinë që e zhyti Shqipërinë ta mbulosh me vizionin dhe ndryshimin që ne duam ta sjellim. Nuk bashkohen këto të dyja, na ndan një det i tërë Në 25 prill na ndan vota e Shqiptarëve. A ka shqiptar që të besojë më se pas tetë vitesh Edi Rama të jetë në gjendje të mbajë këto që premton. Mediat e nxorën zbuluar të njëjtën gjë që premtonte para tetë vitesh e premton edhe tani. Në 25 prill do të jetë datë ndryshimi. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, pasi ky i fundit i kërkoi të heqë nga lista e kandidatëve për deputetë Luçiano Boçin.
Basha u shpreh se Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë dhe tani nuk ka moral të kërkojë atë që ai e ka vendosur vetë si standard.
“Unë mund të ju them këtu. Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë dhe thotë që ata janë viktimat të krimit. Ata i futën kriminelët në parlament. Ne kërkuam vettingun e politikanëve. Nuk ka moral Edi Rama të më kërkojë mua diçka që është standard që unë e kam vendosur.
Unë kam tërhequr dhe kandidatë. Standardi i Edi Ramës është i qartë. Dhuna dhe banda që shoqëronte Edi Ramën, ai është Edi Rama. Ata biznesmenë që duan të punojnë me djersën e ballit e kuptojnë që aleanca me krimin vetëm i dëmton. Pjesa më e madhe e biznesit mezi po e pret ndryshimin. Qeveria duhet të largohet me votë”, tha Basha.