Grumbullimet në takimet e PD, Duma: Një valë që nuk e ndalon dot, njerëzit duan ndryshimin
Kandidatja demokrate për deputete, Grida Duma, praninë e shumë mbështetësve në tubimet elektorale, të cilat shigjetohen shpesh nga kryeministri Edi Rama për msorespektim të masave anti-covid, thotë se dyndja e njerëzve është një valë që nuk e ndalon dot.
”Erdhi si një valë që vinte nga njerëzit. Është një valë që nuk e ndalon dot. E vërteta është sui generis. E vetmja gjë për të treguar se duan ndryshimin dhe duan të ndodhë është që të shfaqen dhe të jenë prezent. Të gjitha institucionet i ka forca politike që është në pushtet dhe ata nuk përfaqësohen dhe ata duan të jenë prezent për të treguar ndryshimin. Opozita duhet të respektojë rregullat që nuk zbaton mazhoranca? Është strategjia e tij për të fshehur mosmbështetjen”,-thotë Duma për ”A2cnn”.
Nga ana tjetër, ajo nuk ka pasur asnjë deklarim të infektimeve në tubimet elektorale të Partisë Demokratike, pasi Rama do të ishte i pari që do ta denonconte. Akuzave të Ramës sesi mund të qeverisë opozita nesër kur nuk respekton rregullat dhe shëndetin e njerëzve, Duma i’u përgjigj se në 8 vite qeverisje, Rama tregoi që është një katastrofë dhe këtë e përforcoi më menaxhimin e pandemisë. Sipas saj Rama synon të mbajë nën kontroll njerëzit duke lënë hapur restorantet dhe tregjet dhe duke mbyllur shkollat e universitetet.
”Rama nuk mund ta thotë këtë se në 8 vite e tregoi që nuk qeveris dot, nëse kemi një individ që me qeverisjen është katastrofë thotë ky që s’dinë të qeverisin ata. Qeverisje është që restorantet nuk kanë limite, tregu ushqimor, stadiumet, mosha e tretë në qendra vaksinimi janë ngjitur për vaksina dhe nuk hap universitetet. Këto nuk janë qeverisje, por diabolizma të mbajtjes nën kontroll të njerëzve. Nuk kanë treguar kujdes e vëmendje për gjërat që premtuan vetë”,-pohon më tej Duma.
Sa i takon pritshmërive në zgjedhjet e 25 prillit, Duma thekson se për Tiranën koalicioni opozitar tejkalon 22-23 mandate, kurse pjesëmarrja në zgjedhje sipas saj do të jetë e lartë, sepse shqiptarët duan ndryshimin.