Grumbullimi i karrigeve në Kuvend, Sali Berisha: Qytetarët ta shohin si feniksin që ngrihet nga hiri për të drejtat e tyre

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka përsëritur qëndrimin e tij, se “beteja e nisur nga opozita” është pa kthim. Duke komentuar pengimin e jetës parlamentare, kreu i grupit të Rithemelimit theksoi se çdo qytetar duhet ta ketë të qartë që po bëhet gjithçka për ta.

“Kanë një muaj që protestojnë për qytetarët. Poshtërim për çdo qytetar, që i mohon të drejtat bazë të Kushtetutës. Prapa atij grumbulli të karrigeve duhet të shohin feniksin që po ngrihet nga hiri për të mbrojtur të drejtat e tyre”,-u shpreh Berisha në konferencën e përjavshme më gazetarët.

Sipas tij, kreu i qeverisë Rama nuk e lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare që kërkon opozita pasi “druhet se mund të dalë i zbuluar.”

SHKARKO APP