Grupi Bardhi-Berisha bashkohen në selinë blu, Salianji: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, sot hapi i parë…
Për herë të parë, grupi i Bardhit dhe i Rithemelimit u ulën në një mbledhje e cila u mbajt në selinë blu. Deputeti Ervin Salianji, thotë se Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, dhe se sot hapi i parë është ky bashkim.
”Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!
Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës”,-shkruan Salianji në Facebook.