Grupi Berisha deklaron se 4890 delegatë konfirmojnë pjesmarrjen, kurse grupi Basha thotë se “kemi 5200 delegatë”!

Një rrumpallë e madhe në PD po ndodh një ditë para Kuvendit të datës 11 dhjetor.

Nga 7 mijë e kusur delegatë që ka zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i PD-së sot grupi Berisha deklaroi se kanë konfirmuar pjesmarrjen 4890 delegatë, pra me shumë se 50 plus një përqind e tyre. Ndërkohë në darkë doli sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ku deklaroi se 5289 delegatë janë për datën 18 dhjetor.

Të dyja palët deklarojnë se kanë siguruar numrin më të madh të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD, ndërkohë që pritet nesër të shikohet se sa janë te Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qoftëse nesër Berisha ka në Kuvend 50 plus një përqind të delegatëve, atëhere gjithçka ka mbaruar dhe fitorja buzëqesh te ish-kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të kundërt Basha ta gëzojë PD-në, vulën dhe opozitën e përjetshme!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?