Grupi i Alibeajt? Berisha: I njoh si deputetë dhe anëtarë të PD-së. Nuk kemi kushte për bashkimin

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se grupin e Alibeajt i sheh si anëtarë të partisë dhe deputetë, pra jo si grup.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se asnjë nga palët nuk vendos kushte dhe në këtë mënyrë bashkimi mund të ndodhë. Po ashtu Sali Berisha tha se kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka komunikime me deputetin Gazmend Bardhin dhe se negociatat po vijojnë në të gjitha nivelet.

”Paloka është në kontakt me Bardhin, por Paloka ka rastisur në një udhëtim në asamblenë ndërparlamentarë në Ugandë, por kontakte kanë marrë. Jam i bindur që ekziston çdo bazë për një bashkim të vërtetë.

Nuk ka asnjë kusht, zero kushte tërësisht e hapur. Por edhe pala tjetër nuk kanë kushte. Ata janë deputet të PD, nuk janë forcë tjetër politike. Ata kanë të gjitha të drejtat. Bisedimet do të qartësojnë çdo aspekt. Unë nuk paragjykoj asgjë. Po vendosëm kushte nuk ka marrëveshje”.

SHKARKO APP