PD shpërndan fletushkat: 15 arsyje pse duhet protestuar më 3 Mars

PD e Berishës ka nisur që prej mbrëmjes së sotme shpërndarjen e fletushkave ku listohen 15 arsyet se përse qytetarët duhet të dalin në protestën e 3 marsit.

Fletëpalosjet janë shpërndarë kudo në Tiranë, madje edhe në çdo makinë. Po në 3 mars, Gjykata e Apelit vendos nëse vula do t’i mbetet Berishës apo grupit të Alibeajt.

Protesta e 3 Marsit është thirrur nga Sali Berisha, në vijim e revolucionit që sipas tij, do të finalizohet me rrëzimin e qeverisë ”Rama 3”.

SHKARKO APP